Transmetuar më 27-11-2020, 11:57

Ka marrë një tjetër kthesë nagjarja e ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku një i ri ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga shoku i tij, teksa kishin dalë në një zonë të Bulqizës për gjueti.

Pasi policia e Bulqizës tha më herët  se dyshohet që Elidon Basha të jetë qëlluar me armë gjahu nga Klodian Lala, ky i fundit ka rrëfyer në polici se dy miqtë janë qëlluar nga persona të tjerë. Një dëshmi e papritur nga ana e 27-vjeçarit Kola, i cili në këtë mënyrë mohon që krimin ta ketë kryer ai.

Ndërkohë, sipas burimeve, fillimisht 22-vjeçarit të plagosur i janë dashur disa orë për të shkuar nga Spitali i Bulqizës, tek ai i Peshkopisë dhe më pas për t’u transportuar drejt Tiranës te Truma, por ka humbur jetën rrugës për shkak të gjakderdhjes së shumtë.

Mësohet  se Elidon Basha është paraqitur në spitalin e Bulqizës rreth orës 23:00, ku ka marrë ndihmën e parë, por duke qenë se në këtë spital nuk ka kirurg, ai është nisur drejt Peshkopisë.

Gjendja shëndetësore e të riut është përkeqësuar dhe nga Spitali i Peshkopisë është nisur rreth orës 02:00 drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës. /e.a/no.al/