Transmetuar më 27-11-2020, 11:01

Ky që shikoni në foto është Klodian Kola, i riu i cili dyshohet se qëlloi aksidentalisht për vdekje shokun e tij, Elidon Basha, pasi kishin dalë për gjueti në një zonë të Bulqizës.

27-vjeçari është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, teksa raportohet se janë sekuestruar edhe disa materiale, si arma e gjahut, elektrik dore dhe motori me të cilët të rinjtë kishin dal për gjah.

Elidon Basha, u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk arriti të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. /e.a/noa.al/