Transmetuar më 27-11-2020, 10:06

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit që u zhvillua një ditë më parë në Elbasan, duke e çuar në 6 numrin e personave në pranga.

Polcia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Kështjella”, ku një ditë më parë u kap dhe u sekuestrua 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, është arrestuar shtetasi G.H., 36 vjeç.

Sipas policisë 36 vjeçari ishte personi që i siguronte drogën grupit që u godit një ditë më parë.

Ndërkohë dje janë arrestuar shtetasit Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj dhe janë sekuestruar 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë  kanabis, automjeti që u gjetë lënda narkotike dhe 4 aparate celularë.

Në pranga fillimisht përfundoi shtetasi Gëzim Balla, i cili drejtonte furgonin me lëndë drusore ku ishin fshehur pakot me heroinë. Ai është arrestuar në flagrancë, pasi policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kg e 215 gr. dhe një sasi kanabisi. /e.a/noa.al/