Transmetuar më 27-11-2020, 08:47

Një i ri dyshohet se është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Mësohet se 23-vjeçari me iniciale E.B., ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e qytetit.

Dyshohet se ai mund të jetë vrarë pa dashje nga një shok i tij, pasi kishin dalë së bashku në gjueti. I riu kishte marrë një plagë në shpatull dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici dhe po pyetët për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pritet të mësohen më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë…