Transmetuar më 27-11-2020, 07:55

Një automjet është djegur pas mesnatës (01:55) në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen "Hajrro Çakërri" dhe mjeti është në pronësi të Feim Alisinanit, shefi i policisë pranë institucionit të paraburgimit në Vlorë. Mësohet se makina ishte tip “Nissan Micra”, me targa AA 091 NB.

Ngjarja dyshohet se është e qëllimshme, pasi fillimisht dy persona kanë thyer xhamin e mjetit dhe më pas e kanë spërkatur me benzinë, duke i vënë flakën.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar autorët drejt këtij akti, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion zyrtar nga Policia e Vlorës. /e.a/noa.al/