Transmetuar më 26-11-2020, 20:55

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi është marrë pas 6 orësh mbledhje.

Mësohet se u është ndaluar kandidimi 3 gjyqtarëve, Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanaj.

Dy prej tyre ishin kandidatë të shpallur nga Presidenti, kurse Ardita Buna ishte kandidate e shpallur nga Kuvendi. Sipas KED, ata kanë pasur mangësi dhe nuk plotësonin disa kritere.

Po ashtu KED ka lënë në fuqi kandidimin e 3 gjyqtarëve: Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma.

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetori është kërkesë e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar. Ambasada e SHBA bëri thirrje që dy gjykatat jashtë funksionit të krijohen sa më parë dhe nxiti KED të shqyrtojë kandidaturat.

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë janë kusht i çeljes së negociatave edhe me BE-në. /a.m/NOA.al