Transmetuar më 26-11-2020, 19:51

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Abu Dabi, për të firmosur një kontratë mbi rindërtimin, i shoqëruar nga ministri përkatës, Arben Ahmetaj, gjithashtu edhe ministër përgjegjës për Covid-19, vëmendjen në Kuvend e morën disa nga deputetët me në zë të PS-së.

Mes tyre spikati sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ajo është duke u konsiderur edhe si “zonja e hekurt” nga stafi i ngushtë i PS-së në Kuvend.

Elisës i është besuar fushata në qarkun e Tiranës dhe stafi i saj u ngushtë beson se po korr suksese në takimet që ka zhvilluar deri tani, si në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Kamëz, apo edhe në Bathore.

Ekipi i ngushtë i Spiropalit e sheh ministren edhe si një forcë të madhe brenda PS-së, që mungon tek opozita, për ta ndihmuar dhe për të siguruar mandatin e tretë. /a.m/NOA.al