Transmetuar më 26-11-2020, 19:29

Në Britaninë e Madhe u zhvillua sot seanca gjyqësore për Eltiona Skanën, 30-vjeçaren shqiptare e cila disa muaj më parë akuzohet se vrau 7-vjeçaren, Emily Jones.

Gjatë seancës gjyqësore ajo u shpreh se vajza e vogël tentoi ta vriste e para.

Sipas saj, kjo ishte edhe arsyeja që e bëri 30-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë.

Ngjarja është raportuar më 22 mars, ku Eltiona Skana vrau me thikë vajzën e mitur teksa kjo e fundit po luante me skuterin e saj në park, e shoqëruar nga prindërit.

Skana u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa 7 vjeçarja ndërroi jetë pas sulmit në spital.

Dyshohet  se 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Edhe deklarata e saj në gjykatë ku ajo është shprehur se 7-vjeçarja donte ta vriste është provë e gjendjes së rëndë psikike së shqiptares. Ajo pas arrestimit, është duke u kuruar në spitalin psikik të burgut, ku edhe pret dënimin pas krimin e shëmtuar./a.m/NOA.al