Transmetuar më 26-11-2020, 17:10

Detyra e tij në fakt është që të përgjigjet apo të mbrojë të kërcënuarit e tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se zëvendësministri Zafir Berisha është kërcënuar dhe se ai e ka denoncuar ngjarjen në polici.

“MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është  Zafir Berisha”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ministrie, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Berisha para disa muajve është emëruar edhe koordinator nacional për Siguri Kibernetike.

Zv.ministrit i është vjedhur edhe llogaria e tij në Facebook. Ai kishte thënë se llogaria e tij ishte hakuar nga Qendra e spiunazhit rus në Nish të Serbisë. Nuk jepen sqarime se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë apo edhe kush e ka kërcënuar numrin dy të Ministrisë së Brendshme. /a.m/NOA.al