Transmetuar më 26-11-2020, 17:05
Një grua ka gjetur vdekjen tragjikisht, duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.
Sipas burimeve zyrtare, 52-vjeçarja me inicialet Mirjana Kaloshi, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shkak dyshohet gjendja e saj depresive, e cila duket se ka ndikuar në vendimin ekstrem.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave. /k.k/noa.al/