Transmetuar më 26-11-2020, 14:22

Ai ishte përfaqësuesi i përsosur i modës në vitet ’80. Nga veshjet sportive, te ato zyrtare për takime të këtij lloji, nga pasioni për orët e shtrenjta (të mbajtura në të dy kyçet e dorës), deri te bizhuteritë e dukshme, si  syzet e diellit me lente apo me ngjyra e deri tek kapelet.

Deri dhe te gëzofët (përveç tij, vetëm George Best kishte guxuar) dhe makinat e çuditshme e luksoze që përdorte.

Për Diego Armando Maradonën mund të thuhet se ai gjithmonë dinte të interpretonte stilin e atyre viteve të frikshme me pamjen e tij të ekzagjeruar …

Duke i riparë pas shumë vitesh, veshjet e "La Mano de Dios" duket se kanë udhëhequr rrugën në modë dhe tendencat bashkëkohore: nga veshjet sportive (uniformat e futbollit të veshura me krenari edhe jashtë), te ato të rrugës (të bëra me shkëlqim e kombinime të gjalla dhe të guximshme).

Që do të thotë: komoditet dhe relaksim, madje edhe për kostumet e veshura për raste më zyrtare. Gjithmonë pa hequr dorë nga një dozë e caktuar dhe e çuditshmërisë e imagjinatës. /e.a/noa.a/