Transmetuar më 26-11-2020, 14:02

Nesër mbrëma me siguri do bëhet nami.

Dua Lipa ka bërë me dije se “STUDIO 2054” do i bashkohet edhe Elton John.

Ajo ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus.

Dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

/S. H   /NOA.al