Transmetuar më 26-11-2020, 12:56

Një operacion policor kundër trafikut të drogave të forta është finalizuar me kapjen e një sasie prej 10 kg heroinë në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve policore, mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 8 pako dhe se ajo u kap në një kamion të nisur nga Turqia, që do të kalonte përmes Shqipërisë dhe me destinacion final Greqinë. Deri tani, janë arrestuar pesë persona.

Ndërkohë policia po vijon me kontrollet, pasi dyshohet se pazaret e drogës bëheshin pikërisht në qytetin e Elbasanit…