Transmetuar më 25-11-2020, 19:29

Të shtunën e 21 nëntorit, Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, doli nga banesa rreth pasdites dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Të nesërmen familja e raportoi si të zhdukur, ku sipas tyre, Jetmiri kishte pasur edhe probleme me shëndetin.

Për gjetjen e Jetmirit menjëherë u angazhuan një numër i madh i bashkëfshatarëve dhe Policisë. Por pas hetimeve policia tha se të gjithë ngjarjen, Jetmiri e ka inskenuar vetë.

Ai u gjet nga familjarët e tij pas 25 orësh kërkimi. I riu u gjet në pyll i lidhur dhe me shenja në trup madje fotoja e tij i lidhur e i shtrirë në tokë u publikua dhe në media.

Policia konfirmoi fillimisht se Jetmiri është gjetur nga familjarët dhe është duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Por pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë, ai kishte inskenur ngjarjen. Edhe 28-vjeçari ka pranuar inskenimin.

“I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, – ka deklaruar nga policia.

Me urdhër të prokurorit, 28-vjeçari do të akuzohet për  ”deklarim të rremë”.

/a.m/NOA.al