Transmetuar më 24-11-2020, 20:54

Gazetarja dhe aktivistja e njohur kosovare, Arta Avdiu, ka akuzuar policinë e Kosovës, se ata po i ndalojnë gratë dhe vajzat gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’u marrë numrat e telefonit dhe jo se bëjnë shkelje.

Denoncimi i saj ka ardhur përmes një postimi në Facebook.

Ajo tregon se për këtë ka patur shumë raportime.

"Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale.

Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë bërë shkelje.

Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë. Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza", shkruan ajo.