Transmetuar më 24-11-2020, 15:44

Agnesa Vuthaj konsiderohet një nga vajzat me të bukura të ekranit shqiptar.

Ish-Missi është shumë aktive në rrjetet sociale. Shpesh ndan foto me ndjekësit e saj, nga përditshmëria dhe jeta profesionale.

Modelja ka postuar në ‘Instagramin’ e saj një foto ku shihet e veshur me një pallto nga “Louis Vuitton” dhe një çantë “Hermes”.

Faqja “What They Wearin” në Instagram ka zbukuar shifrën marramendëse të veshjes së Agnesës.

Palltoja që ajo ka veshur është nga Louis Vuitton i kushtoi (3,600€), çanta Hermes Crocodile Mini Kelly 2 (36,500€), syzet Linda Farroë (1,105€) dhe ora Rolex modeli Lady DateJust 28 (10,300€).

Në total veshja e saj kap shifrën 51.505 euro.

Më herët Agnesa Vuthaj u përfol për lidhjen me miliarderin indian Chetan Sandesara, i kërkuar në të gjithë botën për pastrimin e 725 milionë dollarëve dhe mashtrim bankar./a.m/NOA.al