Transmetuar më 23-11-2020, 20:47

Një burrë në Hong Kong kërkoi shërbimet e një prostitute në një bordello “Mong Kok” para se të dilte pozitiv me Covid-19 të dielën.

Policia për gjurmimin e kontakteve po kërkon prostitutën dhe klientët e tjerë të saj, por ka hasur vështirësi.

Policia u tha se 35-vjeçari vizitoi bordellon në 8 nëntor. Ai doli pozitiv paraprak për koronavirusin të shtunën, me infeksionin të konfirmuar të dielën.

Pavarësisht kërkimeve, policia nuk e gjeti dot as të hënën prostitutën. “Punonjësi i seksit nuk u gjet sepse burri nuk ishte në gjendje të tregonte se në cilin kat dhe njësi ndodhet bordelloja brenda ndërtesës,”-  tha një burim policor.

Ai tha se kishte disa operacione në dy kate të ndërtesës që burri kishte vizituar.

“Zyrtarët u kishin kërkuar punëtorëve të seksit atje t’i nënshtroheshin testeve Covid-19″, tha ai.

/a.m/NOA.al