Transmetuar më 22-11-2020, 23:33

Një çift është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në mes të një parku publik dhe u ndalën vetëm sepse u shqetësuan nga një qen.

Ngjarja ndodhi në Perth të Australisë.

Në pamjet e publikuara nga mediat dallohen njerëzit që kalojnë anash disa metra larg, ndërsa çifti kryen seks.

Videoja duket se është bërë nga një kullë aty afër.

E gjithë skena u ndërpre nga një qen, i cili vrapoi në drejtim të çiftit. Më pas, atyre iu bashkua dhe pronari i qenit.

Nuk dihet nëse çifti është raportuar në polici.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në publik dënohet me dy vjet burg në Australi.

Më poshtë pamjet: