Transmetuar më 22-11-2020, 11:27

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka shprehur dhembshurinë e tij për ndarjen nga jeta të kolegutj, Muharrem Fejzo.

Përmes një postimi në Facebook, Shanaj shprehet se ekranit i është shuar një burrë i pashëm, mendje hapur. Ai shton se regjisori Fejzo i kishte premtuar aktorit se do i bënte një pikturë.

Regjisori u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, ndërsa ishte i shtruar në një spital në Itali, ndërkohë që ishte i infektuar me koronavirus.

Mesazhi i Mevlan Shanajt:

Muharrem Fejzo iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këte verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit më tha, dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd. Ditë covidi o Leme, e shtyjmë për më vonë! Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mësonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerzeve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten, Kapedani ( bashkëautor)etj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur, mik i pastër, sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri , buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumirë Leme, kur të kam njohur luaje në kitarë!