Transmetuar më 21-11-2020, 17:34

Shqipëria duket të jetë e mbërthyer nga kthetrat e koronavirusit të shpërndarë nga Kina, duke bërë që jeta e përditshme e shqiptarëve si kudo në botë të kthehet në një vuajtje më vete.

Ajo që po ndodh është se çdo shtet e çdo individ ka specifikat e veta. Duke përjashtuar Kinën që nuk dihet e vërteta sa kohë ka ende diktaturë komuniste, vendet e tjera po vuajnë në mënyra të ndryshme virusin kinez.

Më së shumti po e vuan SHBA e cila ka mbi 13 milionë të infektuar ndër 58 milionë në gjithë botën. Me mbi 260 mijë të vdekur, Amerika po vuan ndoshta edhe pasojat e luftës që Trampi i hapi Kinës në aspektet tregtare dhe ekonomike.

Edhe Europa nuk mbetet pas. E tëra ka deri sot 15 milionë të infektuar dhe 351 mijë të vdekur.

Shqipëria po i shton me hapa galopantë këto shifra shqetësuese.

Grafiku që shihni më poshtë flet qartë.

Sakaq ka një rritje të rasteve të reja ditore, sot ishin 737. Kurse ishin 13 të vdekur të moshave nga 54 vjeç e lart.

Tabela më poshtë jep më shumë detaje

Ndërkohë, një fakt që të bën përshtypje në vendin tonë, është se më së shumti po vdesin burra, ndërkohë që pjesa më e madhe e të infektuarve janë femra.

Tabelat e mëposhtme flasin qartë.

Nëse marrim të dhënat e sotme, vërejmë se ishin 11 meshkuj të vdekur dhe vetëm 2 femra. Një ditë më parë ishin 12 meshkuj të vdekur dhe tre femra.

Fakti pohohet edhe nga mjekët e spitaleve Covid në një komunikim me noa.al. Ata thonë se po konstatojnë që vijnë më shumë femra për kurim, por shpëtojnë shumë më tepër prej tyre. Në të kundërt, pjesa më e madhe e të vdekurve janë burra në moshë të ndryshme.

Ende nuk ka një shpjegim pse po ndodh kjo dukuri. /noa.al/