Transmetuar më 21-11-2020, 12:20

Moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani, është bërë këto ditë qendër e lajmeve rozë dhe postimeve në “Instagram”.

Në disa biseda, sipas komentuesve të ndryshëm, moderatorja i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në “Instagram”.

Në screenshoot-et e postuara, ajo shprehet se personi në fjalë po i prish punë produksionit të “Për’puthen”, duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve.

Mirëpo, në një reagim në “Instagram”, Bora ka treguar se e gjitha kjo është manipulim dhe mesazhet janë false.

“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta, që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë,”- shkroi Bora Zemani.

“E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët, ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurt: Nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”, – tha ajo.

Bora Zemani mori këtë sezon drejtimin e “Për’puthen”, ndërkohë që së fundmi u rikonfirmua romanca me Donald Veshajn, i cili po ashtu përmendej në mesazhet private të “Instagram”-it, që ajo mohoi të ishin të sajat./a.m/NOA.al