Transmetuar më 20-11-2020, 20:54

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë, për shkak të situatës së pandemisë.

Vendimi erdhi pas shifrave dramatike në orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 200 teste te dyshuara për CoViD-19 dhe prej tyre 1237 kanë rezultuar pozitivë, ose 39 për qind e testeve.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 39 pacientë, ndërsa janë shëruar 748 persona.

Nëse bëhet krahasimi për 100 mijë banorë, vendi fqinj me Shqipërinë po përballet me shifrat më dramatike në kontinent.

Vendimi i gjendjes së krizës për një muaj pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.

Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza.

Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski. Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private./a.m/NOA.al