Transmetuar më 20-11-2020, 18:53

Vajza e blogeres Aulona Musta ka bërë një gjest mjaft emocionues.

Amara vendosi që të presë flokët e saj dhe t’i dhurojë për fëmijët e sëmurë me kancer.

Ama shprehet e lumtur për këtë gjest që ka bërë, ndërsa Aulona tregon si arriti ta realizojë këtë dhurimin e flokëve. “Kjo është gjëja më e lehtë sepse për të bërë një paruke duhen shumë lekë, është 500 euro një paruke, por përveç pjesës së dhurimit të flokëve , duhen fonde dhe duhen dhuruar edhe para për të mundësuar këto paruke”, – tha Aulona Musta.

Ajo tregoi edhe detajet, si lindi ideja, dhe si realizohet një procedurë, mbi dhurimin e flokëve.

“Unë e mësova të gjithë procedurën nga vajzat e organizatës “Fëmijët për fëmijët” dhe mënyra si u lidha me këtë organizatë ishte krejt rastësore. Kur unë vendosa të bëj këtë gjë hyra në internet për të kërkuar informacion për këtë gjë. Vetëm 2-3 persona në Instagram më orientuan dhe më thanë është kjo organizata dhe dimë që merret me këtë gjë”, tha ajo e ftuar te emisioni i Rudinës, në Tv Klan.

“U futa dhe kërkova në Google, mora më shumë informacion, i kontaktova në Instagram dhe kështu lindi. Janë e vetmja organizatë që merren për dhurimin e flokëve për fëmijët dhe më dhanë të gjithë informacionin që duhej”.

“Normalisht që flokët duhet të jenë të palyer, të shëndetshëm, i vendosa në një kuti kartoni dhe më pas dhurohen”-  u shpreh Aulona Musta./a.m/NOA.al