Transmetuar më 19-11-2020, 19:08

Dy gra shtatzëna në Kosovë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Njëra prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat vendase, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se dy gra shtatzëna po trajtohen në infektive, njëra me gjendje stabile, përderisa njëra në gjendje më të rënduar në repartin intensiv të klinikës. Stafi shëndetësorë po bën maksimumin e mundshëm për të ju ofruar ndihmën shëndetësore”, tha ai.

Në 24-orët e fundit në Kosovë, janë konfirmuar 807 raste të reja me koronavirus./a.k/noa.al/