Transmetuar më 18-11-2020, 17:07

Një djalë nga Indonezia, që merret me prodhimin e arkivolëve, është bërë i pasur pasi gjeti një pjesë të ngurtë të një meteori.

Copa e meteorit ra mbi çatinë e tij dhe është vlerësuar me 1.4 milion paund.

Meteori me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në verandë dhe përfundoi në 15 centimetra thellë në tokë.

33-vjeçari, i cili arriti të gërmonte tha se ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur e preku.

“Zhurma ishte aq e fortë sa edhe pjesët e shtëpisë u drodhën. Dhe më pas pashë që çatia ishte dëmtuar. Shumë njerëz kanë ardhur nga kureshtja dhe duan të shohin gurin”, tha ai. /k.k/noa.al/