Transmetuar më 17-11-2020, 18:36

Kjo shtëpi e pazakontë ndodhet në Kaliforni dhe shpesh tërheq vëmendjen e turistëve.

Objekti është pagëzuar me emrin shtëpia “Flintstones”, për shkak të personazheve të serialit të famshëm të dinosaurëve vizatimorë.

Vlera e saj nuk është pak, por 2.5 milionë euro.

Pronarja e shtëpisë është Florence Fang, e cila në vite ka bërë edhe modifikimet e saj, duke e sjellë shtëpinë edhe më afër serialit “Flintstones”, me protagonistët dhe britmën e Fred Flintstone të shkruar me shkronja të mëdha në shtratin e luleve: Yamba Daba Du!

Megjithëse autoritetet lokale kanë ngritur një proces gjyqësor kundër Znj. Fang për ndryshimin e peizazhit në zone.

Ajo me pëlqimin e arkitektit, premton të vazhdojë t’ia dhurojë këtë spektakël kujtdo që kalon përmes Kalifornisë. /k.k/noa.al/