Transmetuar më 16-11-2020, 18:22

Një studim nga një prej universitetet më prestigjozë në botë, Oxford University, tregon se njerëzit që luajnë videolojëra kanë një shëndet shumë të mirë mendor.

Sipas studimit, lumturia që personat marrin kur luajnë videolojëra me shokët dhe vetëm ndihmon shumë edhe në vendimet që ata marrin në jetën e përditshme.

Gjithashtu, studimi ka hedhur poshtë teoritë se lojërat elektronike i bëjnë njerëzit më agresivë dhe pasivë.

Ata shprehen se “Ka plot faktorë të tjerë që i bën njerëzit agresivë, por videolojërat nuk janë një ndër to”.

Universiteti i Oxford mori shkasë për të nisur studimin për shkak se gjatë kohës së pandemisë, pajisjet elektronike që përdoren për të luajtur lojëra, kanë patur shitjet e tyre më të larta prej vitesh.

Kjo vjen dhe pasi jemi shumë pranë hedhjes në treg të platformave më të reja Playstation 5 dhe Xbox Series X. Pjesë e studimit ishin më shumë se 3000 persona.

/S. H   /NOA.al