Transmetuar më 16-11-2020, 17:46

Covid-19 po përparon ndjeshëm në vendin tonë dhe situata pas mbërritjes së valës së dytë duket shumë serioze. Nga nisja e pandemisë e deri tani numri total i të infektuarve ka shkuar në  27,830, kurse ai i viktimave në 623.

Por pavarësisht të gjithave duket se ka ende persona që nuk e kanë kuptuar ashpërsinë e virusit, madje ka nga ata që neglizhojnë edhe masat.

Së fundmi, historiani Beqir Meta ka folur rreth eksperiencës së tij si i infektuar me koronavirus.

Ai për ditë me radhë qëndroi në shtratin e spitalit Infektiv, megjithatë fatmirësisht ia doli ta mposhte atë, duke e lënë spitalin.

Megjithatë, ndonëse mjekët e kanë konsideruar gjendjen e tij të përmirësuar dhe të qëndrueshme, kanë vendosur që ai ta vazhdojë terapinë në shtëpi, me oksigjen dhe në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Historiani ka treguar përvojën e tij, vështirësitë e sëmundjes, ankthin dhe frikën që ajo të ngjall, por edhe për zhurmën e shkaktuar nga aparatura që i drejtonte atij oksigjenin drejt mushkërive.

Sipas historianit vështirësitë e përballjes me virusin janë të mëdha, por nuk mund kurrsesi të shkosh drejt aktit të vetëvrasjes.

Stafi bën maksimumin, por ndikon sëmundja, sot je mirë, nesër je keq. Oksigjeni normal që të jep presion. Normalisht ka vështirësi, por jo sa të shkosh drejt aktit të vetëvrasjes. Zhurma e aparatit të shqetëson pak, por pa atë s’merr dot frymë. Të shqetëson por njeriu pastaj fillon e mësohet.

/S. H   /NOA.al