Transmetuar më 14-11-2020, 14:44

Arrestimi i Hermes Nikajt, i njohur si Zogu i Tiranës, për akuzat “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion” bëri bujë në mediat shqiptare.

Moderatori përfundoi pas hekurave, por pas një vendimi të gjykatës u la nën masën “Arrest shtëpie”.

Në momentin e arrestimit, sipas policisë ai u gjet në një dhomë hoteli me një biznesmen nga Mamurrasi dhe një vajzë tjetër, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Ky detaj i rrjedhur nga uniformat blu, bëri që të vihej në dyshim orientimi seksual i Zogut të Tiranës, nëse preferonte femrat apo meshkujt.

Gjatë një intervistë së fundmi, ai u shpreh se nuk është gay por i pëlqen të eksploroj, pasi “është tip avangard”.

Ai shtoi se orientimi seksual nuk ka pse të jetë më tabu dhe është diçka personale.

“Përfundimisht Hermesi preferon njerëzit. Unë nuk jam gay. Është e ditur publikisht marrëdhënia ime me ish-partneren Angela. Çfarë ka për të dyshuar?! Asnjë femër nuk është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë, ndaj nuk mund të më akuzojnë si gay. Fakti që unë jam tip avangard dhe më pëlqen të eksploroj, nuk ka pse t’i çojë të tjerët në aludime. Orientimi seksual është diçka personale dhe nuk ka pse të trajtohet më si çështje tabu,”- tha ai për “Bluetooth”.

Ndërsa për biznesmenin që u kap në hotel, u shpreh se janë thjesht miq me njëri-tjetrin, duke mohuar se kanë pasur lidhje intime.

“Po, është e vërtetë, jam ndaluar në ambientet e një hoteli së bashku me një mikun tim të njohur prej kohësh dhe pa asnjë interes. Nuk e kuptoj pse duhet theksuar kaq shumë fakti që isha në shoqërinë e një mashkulli. Akoma s’arrij ta kuptoj pse u lakova kaq shumë për këtë fakt!”- u shpreh Hermes Nikaj.

Zogu i Tiranës tregoi se jeta në izolim ishte depresive për të dhe kaloi një makth, pasi “nuk e besonte dot se ishte përfshirë në një çështje të tillë”.

Ndërsa falenderoi stafin e burgut “313” dhe të burgosurit e tjerë, që sipas tij e trajtuan me respekt dhe dashuri.

“Jeta në izolim ishte depresive, sidomos për një njeri aktiv si unë. Ishte si një makth, nuk e besoja dot se isha i përfshirë në një çështje të tillë. Por nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë stafin e “313”-ës si dhe të izoluarit, të cilët më kanë trajtuar me shumë respekt dhe dashamirësi. Jeta ime sot ka ndryshuar 360 gradë. Është më e qetë dhe gjithmonë në pritje të një gjykimi të drejtë dhe nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Jam me sytë nga Zoti. Më duhej një fazë reflektimi dhe ja ku ndodhi. Pas kësaj, sigurisht që e kam marrë më seriozisht jetën dhe nuk dua të çoj dëm asnjë minutë,”- përfundoi Zogu i Tiranës. /S. H   /NOA.al