Transmetuar më 13-11-2020, 16:48

Përveç njohurive për Kodin Rrugor, ngasja e makinës gjithashtu kërkon aftësi perceptuese për sigurinë e vetvetes dhe të përdoruesve të tjerë.

Një ndër rregullat mëse të qarta në Kodin Rrugor është se nuk mund të ndalosh në autostradë, apo të lëvizësh nën shpejtësinë e lejuar.

Një shofer i papërgjegjshëm shkaktoi aksidentin e dy kamionëve në autostradë.

Në videon e mëposhtme, shikohet një makinë e bardhë teksa ngadalëson në mes të rrugës, ndërkohë që është i pavendosur se ku duhet të shkojë.

Ai vendosi të ndalojë automjetin e tij në mes të rrugës, plotësisht indiferent ndaj makinave të tjera. Sjellja e tij e pavetëdijshme dhe budallaqe drejtuese rrezikoi jetën e shoferit të një kamioni, pasi bëri frenim emergjent. Me "armikun" në rrugën e rrëshqitshme, shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke rezultuar në një përplasje.

Një kamion tjetër u rrëzua në mes të rrugës, pasi frenoi fuqishëm për të ndaluar përplasjen me makinën e vogël, që e cila do të ishte fatale për automjetin e bardhë.

Më pas ai e ktheu makinën e tij si një ‘mjeshtër’ duke marrë daljen në të djathtë dhe vazhdoi rrugën i pa shqetësuar për dy aksidentet që kishte shkaktuar.

/S. H   /NOA.al