Transmetuar më 12-11-2020, 21:07

Një anesteziste nga Belgjika është dënuar me 3 vite burg.

Ajo u dënua sepse një vajzë e re britanike humbi jetën gjatë kohës që po kryente një lindje “Çezariane”.

Sipas mediave të huaja, Wauters asistonte në lindjen e 28 vjeçares, e cila pas disa komplikacioneve ishte e detyruar të lindte urgjentisht, ndërkohë që vetë anestezistja ishte një alkooliste e rregullt dhe dyshohet të ketë qenë e duhur.

Helga Wauters, 51 vjeç gjithashtu u ndalua të ushtronte profesionin e saj gjatë një procesi gjyqësor të zhvilluar ditën e sotme në Francë.

Ajo u shpall fajtore për vdekjen e Xynthia Hawke në vitin 2018, në atë kohë vetëm 28 vjeç.

Grupet hetimore kanë bërë me dije se Wauters ka vendosur një tub frymëmarrjeje në ezofagun e viktimës në vend të një gypi. Mësohet se anestezistja ka qenë e alkoolizuar në momentin e ngjarjes.

Wauters nuk u paraqit në gjykatë ditën e sotme. I pranishëm në gjyq ishte vetëm partneri i saj./a.m/NOA.al