Transmetuar më 12-11-2020, 00:12

Një punonjëse seksi në Britaninë e Madhe, pretendon se humbi punën e saj në një shtëpi kujdesi për të moshuarit sepse shiti fotot e saj lakuriq në internet.

Sophie Broomfield kishte punuar atje për rreth pesë vjet para se të pushohej.

Ajo u ofrua që të ndalonte shitjen e fotove lakuriq për të ruajtur vendin e punës, por kjo u refuzua nga menaxheri.

E reja tregoi se u ndje shumë keq kur ju komunikua se duhet të largohej sepse kishte krijuar marrëdhënie me personat për të cilët kujdesej.

“Kam kaluar pesë vjet të jetës sime me ta. Kam kaluar 50 orë në javë me këta njerëz, unë e di rutinën e tyre, unë e di se për çfarë ilaçesh kishin nevojë çdo mëngjes. Unë jam diskriminuar sepse kam nxjerrë gjoksin tim në internet,”-thotë ajo.

Sophie tani po bën më shumë para duke punuar me kohë të plotë në filmat për të rritur.