Transmetuar më 10-11-2020, 15:54

Zyra e kryebashkiakut të Tiranës,  Erion Veliaj, është pushtuar paraditen e sotme nga vajza të bukura, pjesëmarrëse të “Miss Globe”.

Regjisori Petro Bozo, para eventit që mbahet çdo vit në Shqipëri, i ka dërguar vajzat në zyrën e kryebashkiakut, i cili nuk e ka fshehur aspak entuziasmin nga prania e tyre.

“Kënaqësi të bisedoja me vajzat e ‘Miss Globe’, për Tiranën evropiane, që u kishte lënë kaq shumë mbresa për mikpritjen e ngrohtë dhe gjallërinë”, – u shpreh Erion Veliaj.

“Jeni të mirëpritura si në shtëpinë tuaj!”, tha Veliaj.

Veliaj sqaroi se janë respektuar rregullat anti-Covid, sidoemos nga foto shihej të mbahej "distancimi social", teksa ai vetë tha se “maskat i hoqëm vetëm për foto”.

/a.m/NOA.al