Transmetuar më 08-11-2020, 11:47

Teksa e gjitha Amerika dhe jo vetëm ishte në ankth për numërimin final të votave në Pensilvani, Joe Biden, po qëndronte në shtëpi me familjen e tij.

E në fakt, kanë qenë nipërit dhe mbesat ata që i kanë dhënë atij lajmin se amerikanët e kanë zgjedhur atë si udhëheqësin e tyre të paktën për katër vitet e ardhshme.

Mbesa e tij, Naomi, ka postuar në Twitter një foto të presidentit të zgjedhur të Amerikës, duke përqafuar i lumtur nipërit e mbesat, në momentin që ata i dhanë lajmin e gëzueshëm, ndërsa foto u bë virale. /NOA/