Transmetuar më 02-11-2020, 16:24

Banka e Shqipërisë këshillon Qeverinë që të këtë kujdes me kontratat e Partneritetit Publik Privat, sidomos në kohë pandemie.

Zv. Guvernatorja tha në Komisionin e Ekonomisë se  “projektet e Partneritetit Publik Privat duhet të shikohen në mënyrë individuale, secila prej tyre për të parë shkallën e ndikimit në ekonomi dhe në borxhin publik”.

Banka e Shqipërisë deklaron se ka hartuar planin për masa shtesë, në rast të një mbylljeje të dytë nga pandemia, skenar i cili do të sillte rimëkëmbjen ekonomike pas 3 viteve.

“Ne jemi gati dhe kemi ato planet tona të ndërhyrjes edhe me instrumente jokonvencionale në rast të përkeqësimit të situatës që mund të jetë një lockdown i ri”, deklaroi Luljeta Minxhozi. /k.k/noa.al/