Transmetuar më 31-10-2020, 10:54

Momente paniku paraditen e sotme në qytetn e Durrësit. Një makinë tip “Benz” shpërtheu në flakë në zonën tek kryqëzimi në afërsi të Pallatit të Sportit "Ramazan Njala".

Dyshohet se shkak për këtë është bërë shpërthimi i impiantit të gazit.  Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje. Sipas burimeve policore, makina në fjalë është e vëllait të ish-presidentit Bujar NIshani.

Ilir NIshani po udhëtonte me mjetin tip Benz 280 kur shpërtheu në flakë në pjesën e përparme, te motori. Drejtuesi ndali mjetin dhe doli menjëherë jashtë tij duke shmangur dëmtimin personal.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që bënë të mundur shuarjen e zjarrit. E gjithë zona u pushtua nga tymi dhe incidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në një nga kryqëzimet më të ngarkuara në qytet. /NOA/