Transmetuar më 31-10-2020, 08:43

Britania e Madhe është gati të kthehet në një formë të bllokimit kombëtar për t’u përpjekur të frenojë valën e dytë të koronavirusit.

Gazetat "Times" dhe "Guardian" e pohojnë këtë fakt, duke raportuar se kryeministri Tory Boris Johnson, pasi i rezistoi sugjerimit për të imponuar një izolim të përgjithësuar dy-javësh në ditët e fundit, po përgatitet të shpallë një izolim në të gjithë Anglinë këtë javë.

Raportohet se lockdown kombëtar do të nisë javën e ardhshme me njoftim për një muaj por me plan për të paktën 8 javë. E gjitha kjo sepse po rrezikohet që të arrijnë në 4 mijë të vdekurit ditorë nga COVID-19. /NOA/