Transmetuar më 31-10-2020, 00:27

Që nga tërmeti 7 ballë i mesditës së të premtes, kanë ndodhur edhe disa qindra tërmete të tjera, raporton noa.al. Këtë e paralajmëruan më herët sizmologët siç lexoni këtë raport të noa këtu.

Mes tyre disa kanë qenë midis 4 e 5 ballë të shkallës Rihter. Por shqetësim akoma më të madh ka për faktin se intensiteti i tyre makrosizmik i shkallës Merkali shkon deri në 6 ballë, po aq sa ç’e kishte tërmeti i drekës.

Ajo që ka habitur njerëzit këtë radhë është se tërmeti i madh nuk pati asnjë paraprirë. Asnjë tërmet tjetër më i vogël nuk u shënua  por ndodhi menjëherë tërmeti 7 ballësh duke vijuar me mori tërmetesh serioze.

Në imazh shikoni pikërisht faktet e renditura më lart.

Tërmeti 7 ballë ndodhi në orën 14.51 ora turke dhe 13.51 ora greke. Ai ishte 7 ballë të shkallës Rihter dhe me intensitet makrosizmik 6 ballë të shkallës Merkali.

Tërmeti u lokalizua sipas EMSC, në ishullin Dhodhekaniso, në Greqi. Ai kishte thellësi 10 km dhe epiqendra ndodhej 68 km  jugperëndim të Karabaglar të Turqisë dhe 18 km në verilindje të Neon Karlovasion të Greqisë.