Transmetuar më 30-10-2020, 23:14

Nga tërmeti tragjik deri tani raportohen 17 viktima në Turqi dhe dy në Greqi.

Zona më e goditur nga tërmeti me magnitudë 7.0 në Turqi ditën e sotme ishte Izmiri.

Ardit Barani është një nga shqiptarët që jeton në Izmir.

Ai tregon se në momentin që ra tërmeti ishte në katin e pestë. “Isha në shtëpi. Nuk po dija çfarë të bëja, nuk kisha nga ikja se isha në katin e pestë dhe qëndrova. Kur pushuan lëkundjet zbrita nga pallati. Ishte llahtari” – tha ai.

Studenti nga Shkodra tregoi për “Abc News, se “pasi zbriti nga pallati veprimi që bëri ishte telefonimi i familjes. “I mora në telefon dhe u thashë se jam mirë. Do të dëgjoni që ka rënë një tërmet, por jam mirë. Por nuk më besonin. Pasi dëgjuan lajmet më morën sërish dhe nuk po e besonin” .

Studenti shqiptar u shpreh se ka edhe të tjerë që studiojnë atje dhe askush nuk raportohet të ketë pasur lëndime apo probleme, deri tani.

Ardit Barani theksoi se natën do ta kalojnë në çadër pasi zona e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm ka regjistruar edhe 100 pasgoditje të tjera. “Shteti ka vendosur çadra në parqe, ka ndarë ushqime ushtria dhe këtu do ta kalojmë natën” përfundoi ai.

Mbi 600 janë të lënduarit deri tani, teksa operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë edhe natën në Izmir.

Sa i fortë ishte tërmeti, është kjo pamja e videos që një tjetër student në Izmir ka afruar: