Transmetuar më 30-10-2020, 21:00

Pas vendimit të komitetit të ekspertëve për COVID-19 për të mos rikthyer studentët në auditore, por mësimi të zhvillohet online bëhet me dije se përveç kufizimit të orarit të aktivitetit pas orës 22:00, një tjetër opsion mbetet edhe kufizimi i aktivitetit të bareve dhe restoranteve, pas orës 20:00.

Masat kufizuese janë marrënë fakt, për një nga zonat më të zhurmshme të Tiranës.

Në zonën e ish-bllokut në kryeqytet nuk respektohet distanca fizike, duke u konsideruar si një zonë me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini shpjegon se përse po mendohet mbyllja e bareve në këtë zonë pas orës 22:00.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera.

“Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave”, tha ajo.

Ish-blloku nuk është e vetmja zonë, ku masat nuk respektohen.

Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës  për të mos shkuar në karantinë totale.

Rikthim i karantinës sipas zonave gjeografike apo do të ketë izolim total.

Nga Ekipi Teknik po vlerësohen të gjitha opsionet, mbi kufizimet e mundshme për parandalimin e pandemisë.

“Izolimi kombëtar do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret”.

“Përhapja e koronavirusit po bëhet nga çdo grupmoshë, më pak nga ajo 5-14 vjeç”.

“Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivitet të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç”, – tha Tomini./S.H/NOA.al