Transmetuar më 30-10-2020, 20:20

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe 400 të tjerë raportohen të plagosur deri tani në Turqi dhe ishullin grek të Samos, pas një tërmeti të fortë që goditi dy vendet fqinje.

Dy persona të vrarë nga tërmeti me madhësi 7 ballë ishin një djalë dhe vajzë adoleshentë.

Ata u gjetën  pranë një muri të shembur, në Samos.

Të gjithë të tjerët raportohen se vdiqën në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje, 11 milje (17 km) larg brigjeve të provincës Izmir të Turqisë, në një thellësi prej 10 milje (16 km).

Tronditja u ndje në të gjithë rajonin, duke përfshirë Stambollin, ishujt grekë dhe deri në kryeqytetin grek Athinë, gjithashtu lëkundje të lehta u raportuan edhe në vendet fqinje.

Nga cunami i lehtë që shkaktoi tërmeti uji arriti në rrethin Seferihisar në jug të Izmirit, qyteti me rreth 4.5 milion njerëz dhe i goditur më keq nga tërmeti.

Në Izmir, dëshmitarët thanë se njerëzit dolën në rrugë në panik pas tërmetit. Kryebashkiaku i qytetit tha se gati 20 ndërtesa ishin shembur.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca tha se 38 operacione të ndihmës së shpejtë, dy helikopterë dhe 35 ekipe shpëtimi mjekësore, janë përfshirë në operacion.

Pamjet nga zona treguan ndërtesa të rrafshuara dhe të mbijetuar, duke dalë nga rrënojat, me ndihmën e punonjësve të urgjencës.

Guvernatori i Izmirit tha se deri tani 70 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat.

/NOA.al