Transmetuar më 30-10-2020, 19:14

Ana ka prezantuar sot një karakter të butë e të ndjeshëm.

Ajo e ka shfaqur këtë sa herë që flitet për tema e histori të kësaj natyre.

Ana, pra, nuk është vetëm ajo vajza moskokëçarëse, që krijoi përshtypjen në fillim.

Këtë të premte, ‘Për’Puthen’ ia dedikoi hapësirën e saj televizive tetorit rozë, ose e njohur ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit.

Bukuroshja brune ka vendosur të presë flokët e saj të gjatë, për t’i dhuruar ato për gratë e prekura nga kanceri.

Ajo tha se ka shumë vite që nuk i ka prerë flokët, ndërsa rrëfeu se në fëmijëri flokët i ka pasur fare të shkurtra.

“Unë jam rritur tullac, më konsideronin çun, dhe fëmijëria ime ka qenë me flokë të shkurtra”, tha Ana. “Nga mosha 14 vjeç i kam pasur të shkurtra, nisa t’i rritesha dhe mos i prisja kurrë. Është një vlerë e madhe emocionale. Ndihem më e lumtur se sa do të ndihesha për veten time. Uroj shumë që ajo të bëhet e lumtur”, – u shpreh Ana, mes emocionesh, ku edhe nuk kurseot lotët gjatë rrëfimit të saj.

/NOA.al