Transmetuar më 30-10-2020, 17:38
Wuhani është qyteti kinez nga lindi dhe u përhap në të gjithë botën koronavirusi.
Por sot, ky vend duket se ka lënë pas frikën nga COVID-19 dhe jeta është kthyer në normalitet.
Lokalet dhe diskotekat janë plot me njerëz dhe askush nuk mban maskë. Sekreti qëndron në strategjinë e bazuar në testim, gjurmim, trajtim.
Një model i përdorur edhe në Itali, por vetëm në Veneto, dhe një sistem i mbrojtur nga vetë OBSH-ja, për të ndaluar kurbën e infektimit, por që më pas u braktis. /k.k/noa.al/