Transmetuar më 30-10-2020, 14:19

Tërmeti 7 ballë që goditi në mesditën e sotme brigjet e Turqisë ka shkaktuar dëmë të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar.

Për momentin është herët për të raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa ministri i Brendshëm Suleyman Soylu deklaroi se deri tani raportohen 6 godina të shembura.

Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.

Ndërkohë, sipas mediave turke është dhënë alarmi për cunam në Mesdhe, ndërsa aeroporti i Samosit në Greqi është mbyllur. /NOA/