Transmetuar më 30-10-2020, 12:08

Në një takim me shoqërinë civile, ku është debatuar për nismën e referendumeve në vend, presidenti ILir Meta ka deklaruar se është në mbështetje të detyrimeve kushtetuese. Ai është shprehur se nuk ka vend më të mirë se ushtrimi i të drejtës me votë të qytetarëve për çdo problematikë.

"Referendumi është ‘arma’ në dorë e qytetarëve. Ajo që na bashkon është Kushtetuta e Shqipërisë. Por tani s’kemi kuadër ligjor për ta bërë. Dje deputetët votuan për bllokimin e integrimit, ndërkohë që është cënuar siguria juridike në vend, – tha Meta. –  Referendumi i vitit ’94 ishte shumë i qartë dhe mënyra si u bë ishte një përpjekje për të imponuar një republikë presidenciale, se njerëzit duhet të jenë të qartë kur të shkojnë në votojnë. Ndërsa ai i 1998 ishte një një referendum i ligjshëm. Ishte një kushtetutë e shkëlqyer, demokrtike".

Meta theksoi se shpreson që paralemnti të miratojë ligjin për referendumin pas nismës së shoqërisë civile.

"Do bëj gjithçka që kam në dorë deri në realizimn e kësaj nisme kushtetuese. Jo të jemi një Kolumbi në Europë, por një Zvicër në Ballkan, ajo çfarë na mungon është referendumi, që është një deyrim kushtetues".

Sipas tij, "në momentin që populli ka të drejtën e referndiumit, ata si bëjnë ligje… Shpresoj që ky Kuvend të bëjë një punë të mirë dhe ta miratojë këtë ligj sipas të gjitha përcaktimeve që ju i keni bërë ligjit. O tani o kurrë. Unë jam i bindur që kjo do ndodhë, në mos çështje pak muajsh ose shumë muajsh. Brenda vitit që vjen e kemi për detyrë të instalojmë këtë ligj", tha Meta.

Meta shtoi se vendi ndodhet në një situatë të rëndë në 100 vite shtet.. Në Shqipëri ka frikë për investime, sepse nuk ka gjykata, dhe autoritetet e llogaridhënies mungojnë". /NOA/