Transmetuar më 30-10-2020, 10:52

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, policia menjëherë ka organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L”, njofton policia. /NOA/