Transmetuar më 30-10-2020, 10:25

Presidenti Ilir Meta vijon ecjet dhe udhëtimet në natyrë, edhe pse vendi ndodhet në një krizë institucionale mes presidencës dhe qeverisë.

Përmes një video të publikuar në Instagram, kreu i shtetit shfaqet përkrah Bahri Shaqirit, Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Mos harroni aktivitetin sportiv. Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë!”, shkruan mbi video presidenti Meta. /NOA/