Transmetuar më 30-10-2020, 09:16

Elidon Ndreka, gazetari i News 24, në banesën e të cilit në Lezhë u vendos tritol, pohon se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.

Në një deklaratë për mediat, Ndreka tha se beson që ngjarja do të zbardhet nga policia.

Ai pranon se familja e tij u frikësua, pasi shpërthimi ishte i fortë.

“Nuk di të drejtoj gishtin tek një person apo disa individë të ndryshëm, se nga kush mund të jetë kryer, por shpresoj që policia të zbardhë dhe ti shkojë deri në fund ngjarjes, – tha Ndreka.

Unë prej vitesh, – shtoi ai, – ushtroj profesionin e gazetarit, dhe e vetmja indicie mund të jetë puna që bëj. Por nuk di të drejtoj gishtin.

Kjo është një ngjarje e rëndë. Unë jetoj në banesë me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat. Tronditja ishte e madhe, vajza filloi të qante pasi shpërthimi ishte goxha i rëndë. Shpresoj që drejtësia ta zbardhë. Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave dhe nga kamerat e sigurisë. Janë sekuestruar pamjet filmike”, tha Ndreka. / NOA/