Transmetuar më 30-10-2020, 08:14

Vlora dhe Lezha janë tronditur nga dy shpërthime me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm të sotëm.

Në Vlorë, policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në pjesën e jashtme të banesës së një shtetasi në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

"Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.", bën të ditur policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërsa në Lezhë, shpërthimi tritolit ka ndodhur në derën e banesës së Elidon Ndreu.Ngjarja është regjistruar pak pas mesnatre në fshatin Balldre në Lezhë.

Sipas Policisë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

"Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale", – njofton Policia e Lezhës. /NOA/