Transmetuar më 29-10-2020, 23:46

Ish banorja e ‘Big Brother Albania’, Gerta Shino ka ndarë një lajm të trishtë, duke njoftuar vdekjen e gjyshes së saj.

Ajo ka treguar se gjyshja e saj ka humbur jetën nga Covid-19.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Shino u kërkon të gjithëve të tregojnë kujdes pasi kjo sëmundje nuk është shaka.

Sot është një ditë shumë e trishtuar për familjen time. Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna, ishalla një ditë shihemi prap. Njerëz kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Covid është shumë më keq nga çfarë mendojmë! Bëni kujdes, nuk është shaka! Po bëhet fjalë për jetët tona dhe të njerëzve që duam më shumë!”,  shkruan ajo.